Gjyqtarja e Tiranës, Majlinda Dogga u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022, pasi bindi trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me burimet e pasurive, për të cilat u konstatuan balanca negative gjatë hetimit paraprak. Një bilanc negativ rreth 1 milion lekë i shtrirë në disa vite që mbeti pas rishikimit të […]
Author: Edmond Hoxhaj
Prokurori Asllan Barjamaj konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikiit, KPK shpalli të hënën më 20 shkurt 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të prokurorisë së Përmetit, Asllan Barjamaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë seancës dëgjimore më 16 shkurt, […]
Komisioneri Publik kundërshton si të pabazuar konfirmimin e Kledian Llahos
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të premten më 17 shkurt 2023 konfirmimin në detyrë të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho duke kërkuar shkarkimin e tij me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm dhe se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Komisioneri ngre shkaqe në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë […]
KPA lë në detyrë prokuroren Enkeleda Osmani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 16 shkurt 2023 vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo), duke i rrëzuar si të pabazuara dhe jashtë objektit të shqyrtimit të çështjes thuajse të gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili […]
Prokurori Asllan Barjamaj përballet me vetingun
Drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit, Asllan Barjamaj u përball të enjten më 16 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për një kontratë huaje dhe një kredi që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti, blerjen e paformalizuar me dokumentacion të plotë të dy automjeteve, si dhe për […]
Komisioneri Pubik ankimon si të pabazuar konfirmimin e Robert Kotes
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi më 14 shkurt 2022 ankimin ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, me anë të të cilit kërkon shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Ballhysa ngre shkaqe ankimi në të tre kriteret e rivlerësimit, duke i kundërshtuar […]






