Procesi i vetingut për prokurorin e Shkodrës Arben Smaçi zbuloi se ai kishte kryer deklarim të rremë për çmimin e një apartamenti në Tiranë, që pretendonte se e kishte blerë në shumën 50 mijë euro, në të njëjtën ditë që shitësi e kishte blerë vetë për 90 mijë euro.
Author: Edmond Hoxhaj
Gjyqtarja Semiramis Hoxholli shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykats Administrative të Tiranës, Semiramis Hoxholli.
Bazuar në rekomandimin e ONM-së, Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti
Komisioneri Publik Darjel Sina, bazuar dhe në rekomandimin e ONM-së, e konsideron të gabuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti Shallapi dhe kërkon shkarkimin e saj nga detyra.
Gjyqtarja Damiela Goxha përballet me vetingun
Gjyqtarja Damiela Goxha u vlerësua pozitivisht për figurën dhe nuk u eviedentuan probleme për profesionalizmin. Komisioni nuk konstatoi probleme për pasuritë e saj, por u relatuan gjetje për disa transaksione të prindërve dhe vëllezërve, për të cilat subjekti dha shpjegime.
Gjyqtari Izet Dushaj shkarkohet për problemet me pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në unanimitet të rrëzojë kërkesën e gjytarit të Apelit të Durrësit, Izet Dushaj për riçeljen e hetimit për figurën dhe profesionalizmin dhe e shkarkoi atë për problemet me pasurinë.
Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me 2 vjet burg, por nuk dihet se ku ndodhet
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 2 vjet burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla si dhe t’i konfiskojë pasurinë. Llalla nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por avokati i tij, Sokol Hazizaj […]






