Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik dhe të prokurorit Petrit Çano për hapjen e hetimit gjyqësor në funksion të shkaqeve të ankimit që referon mangësi të hetimit administrativ të kryer në KPK.
Korrupsioni
Gjyqtari Gramoz Levanaj ikën me dorëheqje nga drejtësia
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gramoz Levanaj u dorëhoq nga detyra pasi iu rrëzua kërkesa për rihapjen e hetimit administrativ për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Pas dy vitesh hetimi administrativ, Komisioni ndëpreu procesin e rivlerësimit për Levanajn dhe i hoqi të drejtën të rikthehet në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.
KPK: Gjyqtarja Klodiana Gjyzari cënoi besimin te drejtësia
Në vendimin e arsyetuar për gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari, KPK ekspozon probleme të pasurisë dhe një rast të konfliktit të interesit, por edhe një seri vendimesh të denoncuara për shkelje, mes të cilave edhe gjykimin e një të vdekuri.
Mbyllja e vetingut për Shkëlqim Mirin shkon në Kolegj
Komisioneri Publik, Darjel Sina thekson se KPK ka dhënë arsyetime të ndryshme në dy çështje të ngjashme dhe kërkon ndërhyrjen e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Prokurori Avni Kraja shtyn për herë të katërt seancën në KPK
Prokurori Avni Kraja kërkoi përjashtimin e relatores Alma Faskaj, duke referuar si arsye shkarkimin e saj në vitit 1996 nga Gjykata e Lushnjes. Seanca në KPK për Krajën është shtyrë edhe tre herë të tjera me arsye të ndryshme.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Albert Murçaj –Prokuroria e Tiranës
Prokurori Albert Murçaj i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2009 deri në fund të vitit 2018.






