Tre anëtarë të Kolegjit i kanë dhënë të drejtë ankimit të ish-prokurorit Fatmir Lushi për kriterin e figurës dhe disa elementë të pasurisë –por mungesa e burime për blerjen e një apartamenti në Elbasan e nxjerr atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
Korrupsioni
Komisioneri Darjel Sina kundërshton ONM për ankimin ndaj gjyqtarit Genti Shala
Komisioneri Darjel Sina kundërshtoi si të pambështetur në prova rekomandimin e ONM për apelimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Genti Shala –ndërsa çështja u ankimua më pas në Kolegj nga kolegu i tij, Florian Ballhysa.
‘Hetim i paplotë’: ONM kërkon apelimin në Kolegj të gjyqtarit Genti Shala
Pas mangësive në vendimin e KPK dhe një denoncimi të ri që e akuzon Shalën për fshehje të aksioneve në një kompani, ONM kërkon që Komisioneri Publik të apelojë vendimin e konfirmimit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Dorina Bejko –Prokuroria e Pogradecit
Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017.
Shtëpia e ndërtuar pa leje vë në pikëpyetje karrierën e prokurorit Brahim Dragjoshi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se kreu i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Brahim Dragjoshi kishte kryer kundravajtje me zënien e një trualli shtetëror në Paskuqan dhe kishte ndërtuar pa leje një shtëpi trekatëshe në pamundësi financiare.
Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Elvin Gokaj
Komisioneri Publik i qëndroi kërkesës për shkarkim të prokurorit të Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj, ndërsa ky i fundit tha se kërkesa është e pabazuar dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.






