Vendimi i arsyetuar i KPK-së tregon se prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli u mbijetoi për vite me radhë informacioneve për veprime të kundraligjshme, një procedimi disiplinor dhe një kallëzimi penal -përpara se të merrej i pandehur dhe të shkarkohej nga vetingu.
Korrupsioni
Prokurori Nezir Gjoka dha dorëheqjen pas kalimit të barrës së provës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për prokurorin e Apelit Tiranë, Nezir Gjoka pas dorëheqjes së këtij të fundit me motivacionin e “arsyeve shëndetësore”.
Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e gjyqtares Valdete Hoxha
Sipas komisionerit Darjel Sina, KPK nuk hetoi në mënyrë të plotë dhe shterruese mundësitë financiare të kunatës së gjyqtares Valdete Hoxha për të financuar me hua shkollimin e vajzës së saj në Kanada.
Vendimi i KPK: Kryegjyqtari Skënder Haluci dështoi të provonte burimin e pasurive
Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci u shkarkua nga detyra pasi rezultoi me mungesë burimesh financiare në vlera të mëdha për blerjen e pasurive dhe shpenzimet e jetesës.
Gjyqtari i Apelit Shkodër, Aleks Nikolli përballet me probleme të pasurisë
Në një seancë maratonë prej 8 orësh të enjten, KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme dhe ngriti dyshime për veprime fiktive nga ana e gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli, ndërsa ky i fundit kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi konfirmim.
Zv.kryetari i Gjykatës së Tiranës konfirmohet me shumicë votash
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është ndarë 2 me 1 në vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Petrit Çomo.






