Ardian B. është pronar i një dyqani të vogël në qytetin e Korçës, prej nga shet niseshte dhe pana për pastiçeritë si dhe furnizon furrat e bukës me tërshërë dhe lëndë të parë. Më 16 mars, pak ditë pasi Këshilli i Ministrave urdhëroi me akt normativ mbylljen e të gjitha bizneseve me përjashtim të atyre […]
Korrupsioni
Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”
Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.
Komisioneri Publik, pro konfirmimit të prokurores Manjola Kajana në Kolegj
Komisioneri Florian Ballhysa deklaroi në seancë se Kajana nuk ishte në kushtet e konfliktit të interesit –duke i hapur rrugën konfirmimit të saj edhe në shkallën e dytë të vetingut si dhe emërimit në SPAK.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Alkelina Gazidede –Gjykata Administrative e Apelit
Gjyqtarja Alkelina Gazidede do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK shtyn seancën për prokurorin Spartak Çoçoli
Pak minuta para orarit kur duhej të niste seanca dëgjimore, prokurori Spartak Çoçoli ka njoftuar Komisionin se gjendej në spital dhe se dokumentacionin provues do ta dorëzonte më vonë.
KPK i jep kohë shtesë prokurorit Moisi Duda për dokumentet e një shtëpie
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se do të kishte një seancë të katërt dëgjimore me prokurorin e Apelit të Durrësit, Moisi Duda, ndërsa i dha këtij të fundit kohë që të sillte dokumentet nga kadastra për një shtëpi 23 metra katrorë, që pretendon se e kishte shitur.






