Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte gjetur probleme në pasurinë e gjyqtarit Ervin Trashi dhe kishte cilësuar si problem mosdeklarimin prej tij të një procedimi penal. Trashi kërkoi hapje të hetimit edhe në kriterin e profesionalizmit.
KPK
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervin Trashi– Gjykata e Vlorës
Gjyqtari Ervin Trashi i Gjykatës së Vlorës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare.
Vetingu për ish-gjyqtarin Qani Hasa përfundon pa vendim
Procesi i rivlerësimit kalimtar për ish-gjyqtarin e Elbasanit, Qani Hasa është përfunduar pa një vendim përfundimtar, pasi ai ishte shkarkuar më parë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë si pasojë e dënimit të tij me formë të prerë për fshehje pasurie.
KPK: Lindita Sinanaj kreu transaksione fiktive dhe fshehu pasurinë
Në vendimin e arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ngrihen dyshime se gjyqtarja e Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj kreu shitje fiktive të një apartamenti në Fier me qëllim justifikimin e blerjes së një banese tjetër e një garazhi në Tiranë, si dhe deklaroi çmim fiktiv në blerjen e një automjeti duke rezultuar me balancë […]
KPK shkarkoi gjyqtaren e Lushnjës Saemira Hila
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin për shkarkimin e gjyqtares Saemira Hila, pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.
Dorëheqja si ndihmëse ligjore e shmangu nga vetingu Avokaten të Shtetit, Donika Pahumi
Megjithëse ish-ndihmësja ligjore e Prokurorisë së Përgjithshme, Donika Pahumi e ka njoftuar Komisionin në janar të vitit 2019 për largimin e saj nga detyra, dy vite e gjysmë më vonë ajo është shortuar për t’u vetuar, por procesi u ndërpre për shkak të dorëheqjes.






