Gjyqtari Adriatik Bocaj i Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën më 11 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi. Adriatik Bocaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai punoi […]
KPK
KPK ndërpret vetingun për prokurorin Rifat Kojku
Prokurori i Dibrës, Rifat Kojku është shortuar për t’iu nënshtruar procesit të vetingut në dhjetor të vitit 2020 dhe rreth një muaj më vonë është njoftuar për hetimin administrativ të filluar ndaj tij. Pasi kanë kaluar dy vjet e gjysmë, në qershor të vitit 2023, Kojku ka vendosur në dijeni Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, […]
Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e Blerim Tominajt për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive
Kolegji e ka gjetur të drejtë konkluzionin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj, për probleme në kriterin e pasurisë dhe balanca negative në vlera të mëdha. Tominaj u largua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 16 qershor 2020 për deklarim të pamjaftueshëm të […]
KPK shkarkon në mungesë prokurorin Bardhyl Shehu
Prokurori i Lezhës, Bardhyl Shehu nuk u paraqit të enjten në seancën e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shehu, i cili mungoi edhe në seancën dëgjimore që u zhvillua për vetingun e tij të hënën më 7 gusht, u shkarkua nga KPK pasi trupa gjeti se ai nuk justifikonte pasuritë e […]
KPK konfirmon dhe dërgon për inspektim prokurorin Saimir Hysa
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Saimir Hysa. Trupa e KPK që kreu rivlerësimin e prokurorit Hysa, e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirkon, njoftoi edhe se kishte vendosur dërgimin e dy çështjeve të hetuara prej Hysës për vlerësim nga […]
“Përpjekje për të paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë”, KPK ngre dyshime mbi transaksionet e Bardhyl Shehut
Prokurori i Lezhës, Bardhyl Shehu nuk u paraqit në seancën dëgjimore që u zhvillua për rvetingun e tij të hënën më 7 gusht në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur u relatuan gjetjet dhe barrat e provës që i janë kaluar për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është përmbyllur hetimi administrativ paraprak. […]





