Prokurori i Elbasanit, Binas Nina kishte njoftuar Komisionin se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në seancë për arsye shëndetësore.
Lajme
ONM dhe komisionerët kërkojnë zgjatjen e vetingut në Kuvend
Kreu i Bordit të ONM dhe përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e Komisionerit Publik kërkuan zgjatjen e mandatit për të vazhduar procesin e rivlerësimit – ndërsa vonesat u justifikuan me mungesën e stafit dhe pandeminë e COVID-19.
Shtyhet seanca dëgjimore për gjyqtarin Jak Ndoka
Avokati mbrojtës i gjyqtarit të Lezhës kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, pasi u rrëzua më parë një kërkesë për çeljen e hetimit për të tre kriteret, duke sjellë shtyrjen e seancës dëgjimore.
KPA mbyll hetimin gjyqësor për Lindita Zigurin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit administroi si prova aktet e dërguara prej institucioneve dhe dokumentet e dorëzua nga subjekti në funksion të kërkesës së Komisionerit Publik për hetimin e aktivitetit tregëtar të bashkëshortit dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për prokuroren Lindita Ziguri Male.
KPK shtyu seancën për prokuroren Violeta Shkurta
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se seanca dëgjimore do të mbahet në një datë të dytë, pasi një ditë më herët prokurorja e Fierit Violeta Shkurta kishte dërguar një e-mail dhe një raport mjekësor.
Shtyhet seanca për gjyqtarin Rexhep Karaj, njoftoi se ishte sëmurë
Seanca dëgjimore për Gjyqtarin e Matit, Rexhep Karaj u shty për shkak të njoftimit të tij se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore. Për shkaqe të ngjashme u shty një ditë më parë shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj tij në KLGJ.