Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konsideroi të pabazuar një raport problematik të Inspektoriatit për prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Elsa Miha, por u kërkuan shpjegime për një hua prej 18,500 eurosh si dhe balancat negative në dy vite.
Lajme
Strasburgu hedh poshtë ankimin e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj
Me shumicë votash, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i ka cilësuar procedurat e vetingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares, Altina Xhoxhaj të rregullta dhe shkarkimin e saj proporcional.
Kolegji shtyn seancën ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë
Seanca ndaj gjyqtarit Alaudin Malaj u shty për shkak se subjekti ishte i sërmurë dhe kishte sipas mjekut nevojë për 5 ditë pushim.
Vendimi i Apelit Administrativ komplikon çështjen në KPA ndaj Evelina Qirjakos
Kolegji vendosi të mbyllë gjykimin për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Evelina Qirjako, pasi mori si provë një vendim të Gjykatës së Apelit Administrativ që rrëzon vendimin e KLGJ se ish-gjyqtarja kishte dhënë dorëheqjen. Qirjako kërkon nga KPA të prishë pjesërisht vendimin e KPK-së ndaj saj dhe të heqë ndalimin 15-vjeçar për tu kthyer në […]
KPA dëgjon në seancë pretendimet e prokurorit Eugen Beçi
Prokurori i shkarkuar nga KPK, Eugen Beçi pretendoi në seancë se nuk kishte pasur si qëllim fshehjen e revokimit të vizës amerikane dhe dorëzoi prova të reja. Pas seancës dëgjimore, Kolegji mbylli shqyrtimin gjyqësor.
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Elbana Lluri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Tiranë. Elbana Lluri.






