Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioneri Publik ankimoi konfirmimin në detyrë të prokurores Anita Jella, duke kërkuar në Kolegj shkarkimin e saj nga detyra.
Në Fokus
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi
Ditën kur gjyqtarja Saida Dollani e Apelit për Krime të Rënda u caktua kryetare e trupës në çështjen kundër Emiljano Shullazit, bashkëshorti i saj mori si mesazh një pistoletë në gojë. Mbrëmjen e 23 prillit 2019, Kristaq Prifti ishte duke tymosur një cigare në ambientet e jashtme të një lokali në afërsi të shtëpisë, kur […]
Dhurimi i apartamentit nga prindërit vë në vështirësi gjyqtarin Asim Vokshi
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Asim Vokshi u përball në KPK me kërkesat për të provuar pasurinë e prindërve të tij si dhe dha shpjegime mbi një denoncim në kriterin e profesionalizmit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Asim Vokshi –gjyqtar i Apelit Tiranë
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Asim Vokshi do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017.
Gjyqtari Astrit Shema përballet pyetje për mungesë burimesh dhe mosdeklarime në KPK
Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorës Astrit Shema u gjend përballë një sërë pikëpyetjesh mbi pasurinë dhe iu vu në dukje mungesë burimesh në mbi 5.2 milion lekë. Shema kundërshtoi gjetjet e KPK, ndërsa tha se një nga personat e cilësuar të lidhur kishte refuzuar t’i jepte dokumentacion.
KPA riçel hetim për Alma Kolgjokën, kërkon fatura uji dhe dritash
Pas kërkesës së ndrojtur të komisionerit për rihetim të kryetares së Gjykatës së Krujës dhe parashtrimeve të subjektit se ankimi nuk duhej pranuar, Kolegji vendosi të kërkojë dokumente shtesë për apartamentin e prindërve, pa vendosur nëse ata do të konsideroheshin apo jo persona të lidhur.






