Vendimi i zbardhur i KPK-së tregon se prokurori i Krimeve të Rënda Njazi Seferi dha dorëheqjen në të njëjtën ditë kur iu kalua edhe barra e provës në të tre kriteret.
Në Fokus
KPA dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj gjyqtarit Besnik Muçi
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë. Muçi këmbënguli që kishte arritur nivel të besueshëm të pasurisë dhe e akuzoi komisionerin se ishte me dy standarde.
Dorëheqja e Joana Qeleshit, pas barrës së provës për pasurinë dhe figurën
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi dha dorëheqjen 10 ditë pasi i kaloi barra e provës për pasurinë dhe pastërtinë e figurës –duke ndërprerë procesin e vetingut.
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Kalaja kalon vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja, pavarësisht dyshimeve të ngritura për “trajtim preferencial” të bashkëshortes dhe babait të tij.
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Daniela Shirka përballet me vetingun
KPK identifikoi mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartamenti dhe probleme me një vendim të saj në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel. Shirka kërkoi konfirmim në detyrë.
Gjyqtarët e Apelit Durrës ‘bujtën’ në shtëpinë e eksponentit të Kamorrës
Në mbrojtjen e bërë përpara Gjykatës për Krime të Rënda, gjyqtari i Apelit Durrës, Petraq Dhimitri deklaroi se gjatë një vizite në Itali në tetor 2014, ai kishte qëndruar në shtëpinë e një shtetasi italian të quajtur Ferdinando Muollo së bashku me kolegun e tij, Kliton Spahiu. “Unë, kolegu im Kliton Spahiu dhe miku ynë […]






