Gjyqtari i Tiranës i cili ishte konfirmuar në KPK, u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi analiza financiare e gjeti me mungesë burimesh dhe deklarim të pamjaftueshëm. KPA rrëzoi gjithashtu disa arsyetime të KPK-së duke i cilësuar si të pambështetura në ligj.
Në Fokus
Prokurori Behar Dibra konfirmohet për SPAK
Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, njëherazi kandidat për Strukturën e Posaçme Antikurrupsion, SPAK, kaloi me sukses testin e vetingut.
Rivlerësimi i Regleta Panajotit, KPK ngre pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi mundësitë financiare të gjyqtares së Tiranës Regleta Panajoti, njëkohësisht kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa një denoncim u vu në dukje si problem në kriterin e aftësive profesionale. Panajoti dha shpjegime mbi pasurinë, duke kundërshtuar gjetjet e KPK dhe kërkoi të konfirmohej.
Skeda e pasurisë së deklaruar – Eugen Beçi –kandidat për SPAK
Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i cili kandidon për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të hënën me KPK-në. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPA pranon kërkesën për rihetimin e pasurisë së Nertina Kosovës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të premten kërkesën e Komisionerit Publik për rihetimin e gjyqtares Nertina Kosova.
KPK ngre dyshime për pasurinë dhe figurën e gjyqtarit Luan Hasneziri
Gjyqtari i Krimeve të Rënda Luan Hasneziri u përball me dyshimet mbi blerjen e një apartamenti dhe mosdeklarimin e refuzimit të një vize amerikane, ndërkohë që subjekti deklaroi gjatë seancës se KPK ‘po kapej pas preteksteve’ dhe mori si shembull ish-Presidentin e SHBA-së Abraham Lincoln.