Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën se kishte marrë vendim për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Gjirokastrës Emror Kasaj, pas dy seancash dëgjimore dhe hetimit në të tri kriteret. Kasajt, i cili u hetua fillimisht vetëm në kriterin e pasurisë dhe më pas në dy kriteret e tjera, iu vunë në dukje […]
Veting
KPA shkëmben aktet për gjyqtarët Gerd Hoxha dhe Elbana Lluri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 6 maj që në funksion të shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha, të marrë aktet nga fashikujt e çështjes së ish-bashkëshortes së tij, gjyqares së Apelit Tiranë, Elbana Lluri. Njësoj Kolegji vendosi dhe […]
Kontaktet e papërshtatshme, KPK shkarkon prokurorin Arian Ndoja
Prokurori i Durrësit Arian Ndoja u shkarkua të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në dy prej kritereve. Gjatë seancës dëgjimore trupa e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Xhensila Pine anëtare dhe Firdes Shuli relatore vunë në dukje lidhjet e Ndojës me të paktën dy persona që u cilësuan me precedentë penalë […]
“Le të shkojë ku të shkojë”: Qëndrimi i prokurorit Emror Kasaj në KPK
Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj u përball për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 5 maj lidhur me problemet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit. Në fillim të seancës, kryesuesja Xhensila Pine sqaroi se ishte pranuar kërkesa e prokurorit Kasaj e paraqitur në seancën e mëparshme më 17 mars për riçeljen […]
Gjyqtarja Anila Capo largohet me dorëheqje nga drejtësia
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur të mërkurën më 4 maj të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Tiranës, Anila Capo për shkak të dorëheqjes së saj, si dhe i ka hequr asaj të drejtën për t’u riemëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Në vendimin e arsyetuar të KPK […]
KPA shtyn seancën për gjyqtaren Irena Gjoka pas ndërrimit të Komisionerit Publik
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të enjten kërkesën e Komisionerit Publik Florian Ballhysa për të shtyrë seancën ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka. Ballhysa tha në fillim të seancës se kishte nevojë të njihej me dosjen që ishte ankimuar nga ish-kolegu i tij Dariel Sina, i cili prej të mërkurës është anëtar […]






