Skeda e pasurisë së deklaruar – Marsida Frashëri – Prokuroria e Shkodrës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Marsida Frashëri – Prokuroria e Shkodrës

Prokurorja Marsida Frashëri e Prokurorisë së Rrethit Shkodër do të përballet të martën më 10 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Valbona Sanxhaktari.

Marsida Frashëri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Marsida Frashëri nga viti 2009 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2009, prokurorja Marsida Frashëri zotëronte pasuri prej rreth 45 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj kap vlerën e 500,200 lekëve.

Ajo deklaron kursime në cash në vlerën e 500 mijë lekëve si dhe likujditete bankare prej 200 lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 9 milionë lekë dhe kanë si burim në 100% të tyre të ardhurat e siguruara nga paga si prokurore.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *