Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 25 prill lënien në fuqi të vendimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës, Lazër Sallaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime të mërkurën më 24 prill nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Albana […]
Veting
ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkon Komisionerit Publik të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Valentin Preçi. ONM vë në dukje disa probleme nga hetimi administrativ i pasurive të Preçit, si përfshirjen si burim financiar të vjehrrit vetëm gjatë hetimit të KPK-së, mungesën e provave sa i […]
‘Po trajtohem si statistikë’; KPA tërhiqet për vendim ndaj Antoneta Sevdarit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën konkluzionet përfundimtare për ankimin e prokurores Antoneta Sevdari, ndaj vendimit të KPA-së për shkarkimin e saj. Debati u zhvillua kryesisht mbi këmbënguljen e Komisioneres Publike, Irena Nino për të kërkuar shkarkimin mbi të njëjtat shkaqe që u vlerësuan nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut si […]
KPA: Prokurori Avni Kraja nuk përmbushi kushtet për të arritur nivel të besueshëm për pasurinë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e ka gjetur të bazuar në ligj dhe në prova vendimmarrjen e Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Avni Kraja për probleme në kriterin e pasurisë, duke i rrëzuar pretendimet e ngritura në ankimin e tij në aspektin procedural, si dhe për pasurinë, kriterin e vetëm për të […]
KPK shkarkon gjyqtarin Agron Zhukri
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Agron Zhukri u shkarkua të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë. Zhukri nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit dhe u përfaqësua nga i biri, njëkohësisht avokat në këtë çështje. Trupa e përbërë nga Olsi Komici, kryesues, me relatore […]
Seanca në KPA për ish-gjyqtarin Besnik Maho shtyhet me kërkesë të tij
Seanca publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit lidhur me ankimet e kryera nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kundër vendimit të Komisionit për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Besnik Maho, si dhe me ankimin këtij të fundit, e planifikuar për t’u zhvilluar të martën më 16 prill, u shty me kërkesë të vetë subjektit të rivlerësimit, i […]






