Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Arben Allajbeu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, […]
Veting
Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë
Prokurori i Tiranës Elio Mazreku u përball të martën pasdite në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove për ligjshmërinë e të ardhurave të familjes së tij. Sipas analizës financiare të KPK ai rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milion lekësh, për shkak të mungesës së provave për ligjshmërinë të një sërë llogarish […]
KPK mbyll pa vendim çështjen për Besnik Mahon
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën përfundimin pa vendim të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit Besnik Maho për t’iu nënshtruar vetingut. Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Lulzim Hamitaj, tha se vendimi ishte marrë me shumicë votash. Maho nuk ishte i pranishëm në seancë. Më […]
Komisioneri Publik ankimon vendimin e konfirmimit të prokurorit Elidon Hysenaj
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 14 nëntor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit Elidon Hysenaj. Gjatë seancës dëgjimore më 5 tetor, Hysenaj u përball me pyetje për financat dhe disa çështje që kishte hetuar, që KPK i vlerësoi pa probleme penalizuese. Por, […]
Prokurori Bledar Mustafaraj u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli në 7 nëntor vendimin për ndërprerjen e vetingut ndaj prokurorit të Elbasanit, Bledar Mustafaraj, pas dorëheqjes së tij nga detyra. Po ashtu, Mustafarajt i ndaluar emërimi i tij për 15 vjet në disa funksione në sistemin e drejtësisë. Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se Mustafaraj është […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Arben Smaçi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 9 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Arben Smaçi. Vendimi u mor unanimisht nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, pas […]






