Gjyqtarja Fahrije Stringa Budo e Gjykatës së Tiranës e priti me lot dhe emocioni njoftimin e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se ishte konfirmuar në detyrë. Stringa, njoftimi i vendimit i të cilës u dha të enjten, ishte përballur të martën më 11 prill 2023 gjatë seancës dëgjimore me një sërë pyetjesh dhe […]
Veting
Gjyqtarja Izabela Radovani jep shpjegime për balancat negative të pasurisë
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani u përball të mërkurën më 12 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë e gjysmë dha shpjegime për mospërputhjet në deklarimin e pasurive, mungesat financiare për krijimin e tyre, si dhe për transaksionet për një apartament të kryera […]
“Rast i vështirë”: Mosdeklarimi i kursimeve sjell pamundësi në pasuritë e gjyqtares Stringa
Gjyqtarja Fahrije Stringa Budo e Gjykatës së Tiranës u përball të martën më 11 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative në vlera të konsiderueshme, të krijuara kryesisht nga mosdeklarimi i kursimeve cash ndër vite. Budo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa […]
Seanca dëgjimore e gjyqtarit Taulant Tafa shtyhet me kërkesë të tij
Seanca dëgjimore lidhur me procesin e vetingut të gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit, Taulant Tafa dështoi të zhvillohej të martën më 11 prill 2023, për shkak të një kërkese të tij për t’iu dhënë kohë përfaqësuesit ligjor që kishte zgjedhur, që të njihej me rezultatet e hetimit administrativ të kryer prej Komisionit të Pavarur të […]
Komisioneri Publik kërkon në KPA ndalim 15-vjeçar për prokurorin Besnik Cengu
Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Komisioneri Publik, paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ankimin ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Besnik Cengu. Komisionerja Irena Nino thotë se i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshojë vendimin e KPK dhe të vendosë veç ndërprerjes së […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Izabela Radovani – Gjykata e Shkodrës
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani do të përballet të mërkurën më 12 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli. Izabela Radovani e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2000 dhe punon prej […]






