Gjyqtari Engert Pëllumbi (në mes) pas konfirmimit në detyrë. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Gjyqtari Engert Pëllumbi kalon me sukses vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi unanimisht në detyrë gjyqtarin Engert Pëllumbi, aktualisht i komanduar në Gjykatën e Apelit të Vlorës.

Gjyqtari Engert Pëllumbi (në mes) pas konfirmimit në detyrë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Fierit, Engert Pëllumbi, aktualisht i komanduar me detyrë në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Procesi i vetingut për gjyqtarin Pëllumbi u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 5 tetor, nuk u evidentuan probleme për pasurinë e gjyqtarit Pëllumbi. Ndërkohë, ai kundërshtoi konstatimin e DSIK-së për papërshtatshmëri si dhe paraqiti shpjegime për gjetjet në kriterin e profesionalizmit.

Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *