Gjyqtari Gentian Marku pas shpalljes se vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtari Gentian Marku konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkodrës, Gentian Marku.

Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua të martën më 25 janar, Marku u përball me disa pyetje për transaksionet e kryera me tokën e marrë nga familja e tij përmes ligjit 7501 dhe iu kërkuan shpjegime për një prej denoncimeve për kriterin profesional. Problemet e gjetura në krieterin e pasurisë, përfshi edhe pamjaftueshmëria financiare për kryerjen e transaksioneve u sqarua se i përkisnin periudhës përpara fillimit të detyrës.

Gjyqtari Marku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Trupa që shqyrtoi çështjen ndaj Markut kryesohej nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshi dhe me anëtare Firdes Shuli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *