Gjyqtarja Dhurata Bilo duke dalë nga seanca dëgjmore në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj
Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Dhurata Bilo

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 9 maj lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Durrësit, Dhurata Bilo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Bilos.

Gjyqtarja Dhurata Bilo u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 22 prill 2021 për probleme të pasurisë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi.

Dhurata Bilo e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Ajo i’u nënshtrua një inspektimi nga KLD në vitin 2015 si dhe një hetimi të prokurorisë në vitin 2016, pas dyshimeve për falsifikimin e pronësisë së ish-hotel Vollgës, por të dyja çështjet u mbyllën atëherë pa pasoja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *