Gjyqtarja Marsela Balili përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 13 janar 2019. Foto: LSA.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Marsela Balili

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 11 prill, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të ish-gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Marsela Balili. Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e Balilit, në mënyrë unanime vendosi ta rrëzojë atë duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit për largimin nga detyra tw kwtij subjekti rivlerwsimi.

Gjyqtarja Marsela Balili u shkarkua nga detyra më 17 janar 2020 për deklarim të rremë të pasurisë, për fshehje burimesh financiare dhe mungesë burimesh të ligjshme. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, gjyqtarja Marsela Balili dhe bashkëshorti i saj nuk kanë pasur mundësi finanicare për blerjen e një apartamenti duplex, makinave, motorëve dhe për shpenzime të tjera- të deklaruara si të shlyera pjesërisht gjatë kohës kur kanë qenë të pezulluar për korrupsion nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD.

Kjo është hera e dytë që Balili largohet nga sistemi i drejtësisë. Në vitin 2009, ish-KLD i hoqi imunitetin dhe e pezulloi nga detyra, pasi ndaj saj dhe bashkëshortit prokuror, Aleksandër Plepi u regjistrua një procedim penal për korrupsion. Në fund të atij procesi, Balili u shpall e pafajshme ndërsa bashkëshorti u dënua me 1 vit burg. Balili u rikthye në sistemin e drejtësisë me vendim të ish-KLD në vitin 2017, si gjyqtare në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *