Gjyqtari Ilir Mustafaj pas seances ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: E. Hoxhaj
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Ilir Mustafaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi më shumicë votash ankimin e gjyqtarit të Tiranës, Ilir Mustafaj ndaj vendimit të Komisionit që e shkarkoi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Gjyqtari Ilir Mustafaj pas seances ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: E. Hoxhaj
Gjyqtari Ilir Mustafaj pas seances ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: E. Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 22 korrik lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës, Ilir Mustafaj.

Në njoftimin e KPA thuhet se, trupi gjykues i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Ina Ramën, Ardian Hajdarin dhe Sokol Çomon, pasi shqyrtoi në dhomë këshllimi ankimin e Mustafajt kundër vendimit të Komisionit, me shumicë votash, vendosi ta rrëzojë atë.

Gjyqtari Mustafaj u shkarkua nga detyra më 18 korrik 2019 nga trupi gjykues i KPK-së i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Shanxhaktarin, pasi u konkludua deklarim i pamjaftueshëm për pasurinë.

Ilir Mustafaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar deri në vitin 2000 si ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai ushtronte funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës prej vitit 2000, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deri në momentin e shkarkimit ai ishte kandidat për në Gjykatën Kushtetuese,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *