Prokurori i Beratit, Tasim Puci në seancën dëgjimore me KPK. Foto: LSA
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Tasim Puci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten më 19 prill lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Beratit, Tasim Puci. Vendimi u mor në dhomë këshillimi të enjten më 18 prill në mënyrë unanime, nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol Çomo.

Puci u shkarkua më 15 prill 2021, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë. Ndërkohë ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe se ka treguar cilësi të pranueshme në punë.

Tasim Puci e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe punoi për rreth 15 vjet në Prokurorinë e Beratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *