Seanca dëgjimore për gjyqtarin Jak Ndoka | Foto : E. Hoxhaj
KPA Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit Jak Ndoka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 17 nëntor 2022 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Lezhës, Jak Ndoka. Vendimarrja për largimin përfundimtar të Ndokës nga sistemi i drejtësisë është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.

Gjyqtari i Lezhës, Jak Ndoka u shkarkua nga detyra më 24 nëntor 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai ka ndërmarrë hapa për të fshehur ose paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë; se nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e krijimit të tyre; si dhe ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia me veprimet e tij në transaksionet e kryera për një apartament.

Jak Ndoka e nisi karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995. Prej gati dy dekadash, ai punoi si kryetar dhe gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *