Kreu i Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi gjatë një seance të Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK,| Foto : LSA
Korrupsioni KPA Lajme Vendi

KPA vulos shkarkimin e prokurorit Fatmir Lushi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rrëzojë ankimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi, i cili u shkarkua nga Komisioni për probleme të figurës dhe pasurisë.

Kreu i Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi gjatë një seance të Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK,| Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi.

Sipas njoftimit të KPA,  trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz anëtarë, shqyrtuan në dhomë këshillimi ankimin e kryer nga ish-prokurori Fatmir Lushi dhe në mënyrë unanime vendosën ta rrëzojnë atë.

Komisioni vendosi më 26 mars 2019 të shkarkojë prokurorin Fatmir Lushi, pasi gjatë hetimit administrativ u evidentuan probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë.

Sipas raportit të dorëzuar në KPK nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, prokurori Lushi është vlerësuar si i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës, pasi u dyshua se kishte favorizuar persona nën hetim. Sipas KPK, në një rast ai kishte vendosur pushim të hetimeve pa kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa në një rast tjetër u dyshua se kishte lehtësuar të pandehurin për akuzën e plagosjes me dashje gjatë gjykimit.

Gjithashtu, nga hetimi administrativ i KPK u konkludua se Lushi dhe familja e tij nuk kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për të blerë një shtëpi me vlerë 5 milion lekë në Elbasan, ndërsa u tha se deklarimet e prokurorit në vite nuk kishin qenë të sakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *