Gjyqtarja Arta Llazari (majtas) dhe avokatja e saj pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

KPK konfirmon dhe dërgon për inspektim gjyqtaren Arta Llazari

Gjyqtarja Arta Llazari e Gjykatës së Shkodrës u konfirmua të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa dy çështje të gjykuara prej saj u dërguan për procedim disiplinorë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Trupa që vendosi për LLazarin ishte e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Roland Ilian. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Më herët në seancë dëgjimore Komisioni i kërkoi Llazarit shpjegime për burimet që kishin shërbyer për krijimin e pasurive të saj dhe të prindërve me të cilët jeton, si dhe për transaksione të disa vlerave monetare nga prindërit, për të cilat subjekti deklaroi se i përkisnin vëllait. Llazari u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Në kriterin profesional KPK njoftoi transferimin e dy çështjeve të saj për inspektim.

Arta Llazari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ushtron funksionin prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ajo ka punuar edhe si këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *