Skeda e pasurisë së deklaruar – Selvie Gjoçaj– Gjykata Administrative Tiranë
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Selvie Gjoçaj– Gjykata Administrative Tiranë

Gjyqtarja Selvie Gjoçaj e Gjykatës Administrative të Tiranës do të përballet të martën më 14 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja.

Selvie Gjoçaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Kukës. Prej vitit 2013, Gjoçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Selvie Gjoçaj nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Selvie Gjoçaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2006, gjyqtarja Selvie Gjoçaj zotëronte kursime në cash prej 800 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj kap vlerën e 8.6 milionë lekësh.

Znj. Gjoçaj zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 8.2 milionë lekë, likujditete bankare prej 100 mijë lekësh, kursime në cash prej 185 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë rreth 98 mijë lekë.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 11.4 milionë lekë dhe burojnë në 100% të tyre nga paga e saj si gjyqtare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua që ka shërbyer si burim për blerjen e një apartamenti, e cila rezulton e pashlyer.

Në vitin 2015, subjekti Selvie Gjoçaj deklaron blerjen e një apartament banimi me sip. 104.02 m2 në Tiranë, me çmim 56,000 euro dhe garazh me 4,000 euro, me burim financiar kredinë bankare prej 4,200,000 lekësh dhe huamarrje prej 30,000 euro. Kushtet e huamarrjes në lidhje me kthimin e huasë janë sipas mundësive të huamarrësit, brenda periudhës 02.06.2015 – 02.06.2017, por në deklarimet në vijim nuk deklarohet asnjë e dhënë lidhur me shlyerjen e kësaj huaje.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *