Gjyqtari Altin Shkurti në KPK.
KPK Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Altin Shkurti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 3 shkurt vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Altin Shkurti. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn.

Gjatë seancës dëgjimore më 1 shkurt, gjyqtari Shkurti dha shpjegime për barrat e provës për pamundësi financiare për krijimin e pasurisë, për të cilat deklaroi se i kishte kundërshtuar me dokumente. Ai dha shpjegime edhe për disa gjetje në kriterin profesional, ndërkohë qe mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Altin Shkurti i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *