Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të prokurorit të Vlorës, Saimir Smaka.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit të prokurorit të Vlorës, Saimir Smaka.
Gjatë seancës seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 5 korrik, prokurori Smaka u pyet dhe dha më së shumti shpjegime për lidhur me me një kallëzim të kryer ndaj tij në SPAK për “korrupsion pasiv”, qëndrimin në hetimin e disa çështjeve dhe zvarritjet e procedimeve penale pa dhënë argumente.
Procesi i vetingut për prokurorin Smaka u krye nga trupa gjykuese e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun.
Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe prej 7 vitesh, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.