Prokurori Albert Murçaj konfirmohet në detyrë

Lajme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin Albert Murçaj. Nga hetimi administrativ nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

rokurori Albert Murçaj në KPK

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës Albert Murçaj.

KPK e përfundoi hetimin administrativ për Murçajn në të tre kriteret e rivlerësimit për të cilat nuk u identifkuan probleme gjatë seancës degjimore të zhvilluar të mërkurën, më 5 maj.

Trupa që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Murçaj kryesohej nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Alma Faskaj.

Albert Murçaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua në Prokurorinë e Tropojës. Ai ka punuar gjithashtu si drejtues i Prokurorisë së Pukës, zv.drejtues dhe drejtues i Prokurorisë së Shkodrës dhe është i emëruar në Prokurorinë e Tiranës.