Skeda e pasurisë së deklaruar –Alma Troshani – Gjykata Administrative e Apelit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Alma Troshani – Gjykata Administrative e Apelit

Ndihmësja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit, Alma Troshani do të përballet të hënën më 9 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Alma Troshani ka përfunduar studimet në fakultetin e Drejtësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në vitin 2000 dhe më pas ka marrë titullin avokat. Në vitet 2009-2015, Troshani ushtroi detyrën e Avokates së Shtetit pranë Ministrive të Integrimit dhe asaj të Financave. Më pas, Troshani punoi si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit dhe ndihmës Inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të Alma Troshanit nga viti 2009 deri në fund të vitit 2020. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga sibjekti Alma Troshani.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, Alma Troshani deklaronte pasuri me vlerë 100 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2020, pasuria e saj familjare kap vlerën e 6 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht një apartament me vlerë 5.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 120 mijë lekësh, kursime në cash prej 100 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 105 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 9.8 milionë lekë, nga të cilat 59% kanë si burim pagën e subjektit, gati 29% pagat e familjarëve dhe 18% dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një dhurim në cash nga familjarët, që shërbeu si burim për blerjen e një apartamenti.

Subjekti Alma Troshani në deklarimin Periodike/Vjetor 2012 deklaron se ka fituar nëpërmjet dëshmisë së trashëgimisë, 1/2 e një apartament me sipërfaqe 73 m2, të cilën ia ka dhuruar vëllait sipas kontratës së dhurimit datë 28.09.2012.

Në të njëjtin vit, subjekti deklaron së në bashkëpronësi me bashkëshortin kanë blerë një apartament me sipërfaqe 54.45 m2 në Tiranë me çmim 5,700,000 lekë. Burimi i financimit është kredia bankare prej 3,928,000 lekësh dhe dhurim nga nëna e bashkëshortit në shumën totale 1,770,000 lekë.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2020

Deklarata e pasurisë së vitit 2020

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *