Prokurorja Anisa Qilimi e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017.Prokurorja Anisa Qilimi e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Xhensila Pina, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.
Anisa Qilimi ka përfunduar studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Prej vitit 2014, ajo punon si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Anisa Qilimi nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2007, prokurorja Qilimi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e saj llogaritet në 1.7 milionë lekë.
Subjekti zotëron një automjet me vlerë rreth 827 mijë lekë, likujditete bankare prej 618 mijë lekësh dhe kursime në cash prej 350 mijë lekësh.
Të ardhurat për periudhën deklaruese kapin vlerën e 10 milionë lekëve, me burim në 99% nga paga si prokurore e Znj. Qilimi.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit nuk rezultoi asnjë deklaratë me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një hua prej 3 mijë eurosh marrë nga babai në vitin 2009, e cila është shlyer tërësisht në vitin 2015.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al