Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Nika – Prokuroria e Kurbinit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Nika – Prokuroria e Kurbinit

Prokurori Arben Nika i Prokurorisë së Kurbinit u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.Prokurori i Kurbinit, Arben Nika u përball të hënën më 13 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Arben Nika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe prej asaj kohe ka punuar si prokuror dhe drejtues prokurorie në Dibër dhe në Kurbin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Arben Nika nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Kurbinit, Arben Nika.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Arben Nika nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare llogaritet në 10.3 milionë lekë.

Nika zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8 milionë lekë, automjet me vlerë 1 milion lekë, likujditete bankare prej 736 mijë lekësh dhe kursime në cash prej 520 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.2 milionë lekë, nga të cilat 57% kanë si burim pagën e tij si prokuror dhe 39% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003  

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *