Skeda e pasurisë së deklaruar – Arta Llazari– Gjykata e Shkodrës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arta Llazari– Gjykata e Shkodrës

Gjyqtarja Arta Llazari e Gjykatës së Shkodrës do të përballet të enjten më 9 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi.

Arta Llazari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ushtron funksionin prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Arta Llazari nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Arta Llazari.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Arta Llazari zotëronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.

Llazari zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 3 milionë lekë dhe likujditete bankare me vlerë 2.8 milionë lekë.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 16 milionë lekë, të cilat burojnë në 99 për qind të tyre nga paga e gjyqtares dhe një pjesë e vogël nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Arta Llazari deklaron në vitin 2005 shtesa aseti në likujditete bankare me vlerë 1.5 milionë lekë si dhe pasuri të paluajtshme tokë arë me vlerë 2 milionë lekë, ku ajo zotëron 25% të pronës, pa deklaruar burim për këto pasuri. Si pasojë, ajo rezulton me burime të pamjaftueshme për vitin 2005 në vlerën e 2.6 milionë lekëve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *