Skeda e pasurisë së deklaruar –Aurel Zarka – Prokuroria e Vlorës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Aurel Zarka – Prokuroria e Vlorës

Prokurori Aurel Zarka i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë do të përballet të enjten më 27 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo dhe Roland Ilia.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Aurel Zarka nga viti 2004 deri në fund të vitit 2019. [kliko për pdf]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Aurel Zarka deklaronte pjesë takuese në pasurinë familjare me vlerë 13 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 43.6 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme të deklaruar në vlerën e 29.7 milionë lekëve, likujditete bankare me vlerë 12.2 milionë lekë, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 34.4 milionë lekë, nga të cilat 30% kanë si burim pagën e subjektit, 31% të ardhurat e familjarëve dhe gati 30% nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Aurel Zarka ka shkëputje nga deklarimi i interesave private në periudhën 2004-2011 dhe si rrjedhojë, në formualarin para Fillimit të Detyrës 2012, deklarohen një sërë asetesh të krijuara gjatë këtij intervali kohor me burim shitjen e pasurive të paluajtshme. Gjithashtu deklarohet edhe pasuria e bashkëshortes e krijuar para martesës, ndër të cilat një dyqan në Tiranë me sipërfaqe 100 m2 blerë me të ardhurat e prindërve të saj në vitin 2004.

Kontrolli aritmetik dhe logjik për vitin 2004 rezulton me mungesë burimesh financiare për të justifikuar një depozitë bankare prej 1,500,000 lekësh.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *