Skeda e pasurisë së deklaruar –Erjon Çela –Gjykata e Tropojës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Erjon Çela –Gjykata e Tropojës

Kandidati për Gjykatën e Posaçme, Erjon Çela do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2001 deri në fund të vitit 2016.Gjyqtari i Gjykatës së Tropojës, Erjon Çela do të përballet të mërkurën më 30 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Erjon Çela ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Pogradecit, ai ka punuar si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tropojës. Aktualisht, Çela ka aplikuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’u promovuar si gjyqtar i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Çela nga viti 2011 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Erjon Çela nga viti 2011 deri në fund të vitit 2016.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2011, gjyqtari Çela nuk zotëron asnjë pasuri, ndërsa babai i tij deklaron një shtëpi banimi në qytetin e Pogradecit. Ndërsa në fund të vitit 2016, ai zotëron pasuri me vlerë 8.9 milionë lekë.

Pjesa kryesore e aseteve përbëhet nga një apartament banimi i blerë në Yzberisht me vlerë 8.2 milionë lekë. Çela deklaron gjithashtu likujditete bankare prej rreth 439 mijë lekësh, kursime në cash prej 180 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë rreth 68 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 5.2 milionë lekë, nga të cilat 93% burojnë nga paga për shkak të funksionit të Z. Çela dhe 6.8% nga paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Në vitin 2015, gjyqtari Erjon Çela deklaron blerjen e një apartamenti në Yzberisht me sipërfaqe 90.21 m2 dhe me vlerë 59 862 euro. Si burim për krijimin e kësaj pasurie, subjekti deklaron një kredi bankare dhe hua prej gati 2 milionë lekësh, marrë tek persona fizikë.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *