Skeda e pasurisë së deklaruar – Hyrjet Lamaj – Prokuroria e Vlorës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Hyrjet Lamaj – Prokuroria e Vlorës

Hyrjet Lamaj, prokuror në Prokurorinë e Vlorës, do të përballet të mërkurën më 24 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Hyrjet Lamaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2002. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe e ushtron funksionin prej asaj kohe në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Hyrjet Lamaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Hyrjet Lamaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Hyrjet Lamaj deklaronte pasuri me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.4 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 4.7 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 3.6 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 1.1 milion lekë. Përgjatë viteve të deklarimit, subjekti deklaron edhe huadhënie në vlerën e 5.9 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 34.3 milionë lekë, nga të cilat 46% kanë si burim pagën e subjektit, mbi 41% të ardhurat e bashkëshortes nga paga dhe aktiviteti i noterisë dhe 11% nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen kryesisht me huadhënien dhe mbajtjen e likujditeteve në gjendje cash.

Subjekti Hyrjet Lamaj në deklarimin e parë deklaron një apartament banimi, ku zotëron ½ pjesë si dhuratë nga prindërit. Ky apartament shitet në vitin 2007 në vlerën 3,500,000 lekë, shumë e cila përdoret për blerjen e një apartament banimi në shumën 3,400,000 lekë në të njëjtin vit.

Në vitin 2013, kursimet e akumuluara nga puna ndër vite i jepen në përdorim vëllait të bashkëshortes, pasi ky i fundit ushtron aktivitet privat. Në vitin 2015, deklarohet 900,000 lekë të tjera që i jepen të njëjtit person. Ky transaksion është trajtuar si huamarrje edhe pse nuk ka të dhëna të qarta mbi natyrën e kësaj marrëdhënie.

Gjendja Cash me datë 31.12.2018 është 3,600,000 lekë, ndërkohë që sipas nenit 4/1 të ligjit Nr.9049/ 2003, kufiri i lejuar për t’u mbajtur cash është 1,500,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003 

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *