Skeda e pasurisë së deklaruar – Kaliona Nushi – Gjykata Kushtetuese
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kaliona Nushi – Gjykata Kushtetuese

Ndihmësja ligjore e Gjykatës Kushtetuese, Kaliona Nushi u përball të enjten më 16 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Roland Ilia.

Kaliona Nushi është diplomuar për Shkenca Juridike në Bukuresht të Rumanisë në vitin 2000 si dhe zotëron titullin Mastër nga Instituti i Studimeve Europiane për degën “Legjislacion dhe institucione evropiane”. Gjatë viteve 2001- 2007, Nushi ka punuar në sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Gjykatën e Lartë dhe prej vitit 2007 kryen detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të ndihmëses ligjore Kaliona Nushi nga viti 2007 deri në fund të vitit 2020. [kliko këtu për skedën në pdf]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2007, Kaliona Nushi deklaronte pasuri me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2020, pasuria e saj kap vlerën e 4.2 milionë lekëve.

Ajo zotëron një apartament me vlerë 2.9 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 932 mijë lekë dhe kursime në cash prej 400 mijë lekësh.

Të ardhurat gjatë periudhës deklaruese janë 16.1 milionë lekë, nga të cilat mbi 96% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Deklarata e pasurisë së vitit 2020

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *