Skeda e pasurisë së deklaruar –Maria Qirjazi –Gjykata e Apelit Tiranë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Maria Qirjazi –Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Maria Qirjazi do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Gjyqtarja Maria Qirjazi e Gjykatës së Apelit të Tiranës do të përballet të hënën më 22 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa e KPK-së, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo dhe Roland Ilia.

Maria Qirjazi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës. Prej vitit 2013, Qirjazi e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Maria Qirjazi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në pdf]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Maria Qirjazi për vitet 2003-2017.

Në deklarimin e parë në vitin 2003, subjekti i rivlerësimit deklaronte pasuri familjare prej 6.9 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e Znj. Qirjazi kap vlerën e 19.2 milionë lekëve.

Kjo pasuri përbëhet nga pasuria e paluajtshme prej 14.7 milionë lekësh, likujditetet bankare prej 3.4 milionë lekësh dhe kursimet në cash prej 1.1 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 51.1 milionë lekë, nga të cilat 38% burojnë nga paga si gjyqtare e Znj. Qirjazi ndërsa 36% nga paga e familjarëve. Një zë i rëndësishëm për të ardhurat familjare janë shitja e pasurive të patundshme, e cila zë gati 14% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2009, gjyqtarja Qirjazi rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e aseteve në shumën 210,962 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Diferenca negative vjen nga pagesa e këstit të parë prej 15 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti banimi me vlerë totale prej 50 mijë euro.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi ligjshmërinë e pasurive të subjektit, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *