Skeda e pasurisë së deklaruar –Rajmonda Berisha – Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Rajmonda Berisha – Prokuroria e Elbasanit

Prokurorja Rajmonda Berisha e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u përball të hënën më 1 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj.

Rajmonda Berisha e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1987 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Rajmonda Berisha nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Rajmonda Berisha.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Rajmonda Berisha zotëronte pasuri me vlerë 2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 23.6 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.6 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 9.5 milionë lekë, pasuri të luajtshme prej 3.4 milionë lekësh si dhe likujditete të akumuluara në cash prej 2.9 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 47 milionë lekë, nga të cilat 48% kanë si burim pagën e subjektit, rreth 45% pagat e familjarëve dhe 2.2 për qind nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, tre prej deklaratave rezultuan me probleme.

Kontrolli Aritmetik dhe Logjik për subjektin Rajmonda Berisha rezultoi me burime të pamjaftueshme financiare për vitin 2004, 2011 dhe 2016, përkatësisht në shumat 228,869 lekë, 1,421,750 lekë dhe 738,877 lekë. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *