Skeda e pasurisë së deklaruar –Rexhep Karaj– Gjykata e Matit

Skeda
Gjyqtari Rexhep Karaj i Gjykatës së Matit do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Gjyqtari i Gjykatës së Matit, Rexhep Karaj do të përballet të mërkurën më 17 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Rexhep Karaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Matit. Paralelisht me procesin e vetingut, Karaj është aktualisht në një hetim disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Rexhep Karaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari i Gjykatës së Matit, Rexhep Karaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Rexhep Karaj nuk deklaronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 15.4 milionë lekëve.

Subjekti zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 1.8 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.6 milionë lekësh, automjete me vlerë 2.2 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 600 mijë lekësh. Karaj deklaron gjithashtu huadhënie ndaj personave të tretë në vlerën e 7.1 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 38.4 milionë lekë, nga të cilat 49% burojnë nga paga për shkak të funksionit të Z. Karaj dhe po kaq nga pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Rexhep Karaj rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shtesën e pasurisë në vitin 2016. Shuma e pajustifikuar është 1,121,081 lekë, pa përfshirë në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar për vitin.

Në vitin 2016, subjekti deklaron “huadhenie me qëllim blerje apartamenti shoqerisë Materia Cons shpk, burim krijimi kursime familjare”. Në këtë transaksion nuk është e qartë nëse blerja e apartamentit është realizuar apo jo si dhe nuk sqarohen kushtet e kësaj kontrate huadhënieje.

Edhe në vitet në vijim, subjekti deklaron huadhënie ndaj personave të tretë, të cilat janë shlyer pjesërisht deri në fund të vitit 2018.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al