Skeda e pasurisë së deklaruar –Rita Gjati – Prokuroria e Kukësit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Rita Gjati – Prokuroria e Kukësit

Prokurorja Rita Gjati e Prokurorisë së Kukësit do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare.Prokurorja Rita Gjati e Prokurorisë së Rrethit Kukës do të përballet të martën më 16 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Rita Gjati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokurore në Sarandë, por në vitin 2008 ajo u shkarkua nga Prokurorja e Përgjithshme e kohës, Ina Rama pas një inspektimi të kryer.

Gjati e kundërshtoi shkarkimin si të paligjshëm në gjykatë dhe e fitoi çështjen, së bashku me disa prokurorë të tjerë. Ajo u rikthye në detyrë në vitin 2013 dhe në vitin 2014 u emërua në Prokurorinë e Kukësit, ku vazhdon të kryejë detyrën.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Rita Gjati nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015.  [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Kukësit, Rita Gjati.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Rita Gjati deklaronte pasuri me vlerë 4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria familjare është rritur me 2.5 herë, duke kapur vlerën e 10.2 milionë lekëve.

Znj. Gjati deklaron familjarisht pasuri të patundshme prej 10 milionë lekësh, likujditete bankare prej 200 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 50 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 11 milionë lekë, nga të cilat 55% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurorit, 34% nga paga e bashkëshortit dhe 10% nga një vendim gjyqësor.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitinb 2015, djali i subjektit deklaron marrëveshje për blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 6 milionë lekë, pa saktësuar nëse është bërë pagesë e plotë apo e pjesshme e apartamentit. Burimi i deklaruar është i pamjaftueshëm për blerjen e apartamentit në vlerën 2.2 milionë lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” mospërputhjen e deklarimeve për vlerën e një apartamenti si dhe huatë e marra nga familjarët.

Në vitin 2003, prokurorja Rita Gjati deklaron një apartament 2+1 me vlerë 350 mijë lekë. E njëjta pronë deklarohet më vonë në vlerën e 4 milionë lekëve.

Gjithashtu në vitet 2004 dhe 2006, subjekti deklaron marrje huash nga vëllai dhe kunati, përkatësisht në shumat 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë. Ndërsa në vitin 2007 deklaron marrjen e një kredie bankare me qëllim shlyerjen e detyrimit ndaj një personi privat, por nuk saktëson se sa janë detyrimet e shlyera përmes huamarrjes.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *