Skeda e pasurisë së deklaruar –Rozeta Qirjaqi –Prokuroria e Apelit Korçë

Skeda
Prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi do të përballet të martën më 30 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Korçës. Në vitin 2008, ajo është emëruar prokurore e Apelit të Korçës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Rozeta Qirjaqi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.  [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga Prokuroria e Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqi për vitet 2003-2017.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Prokurorja Rozeta Qirjaqi deklaronte pasuri familjare me vlerë 5.6 milionë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 8.8 milionë lekëve.

Pasuria përbëhet nga një shtëpi banimi me vlerë 7 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.2 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë. Subjekti deklaron gjithashtu një sipërfaqe toke të blerë për 300 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.5 milionë lekë. 86% për qind e të ardhurave burojnë nga paga e Znj. Qirjaqi, ndërsa paga e bashkëshortit zë 6%. Gjithashtu, deklarohen të ardhura nga dhurata në cash në masën 1.8%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, dy prej tyre rezultuan me probleme.

Prokurorja Rozeta Qirjaqi rezulton me pasuri të pajustifikuar nga burimet e deklaruara për vitin 2005 në vlerën e 415 mijë lekëve dhe në vitin 2008 në vlerën e 200 mijë lekëve.

Diferenca negative e vitit 2005 vjen si rezultat i ndërtimit të një shtëpie banimi në vlerën e 7 milionë lekë, me burim një depozitë ekzistuese prej 5 milionë lekësh dhe dhuratë nga familjarët prej 400 mijë lekësh.

Ndërsa diferenca e vitit 2008 vjen si rezultat i shtesës së një depozite prej 1.1 milionë lekësh, e cila deklarohet në momentin e mbylljes në vitin 2009. Pas mbylljes së depozitës, bashkëshorti i subjektit deklaron se paratë ia ka kthyer babait.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitit 2003

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al