Skeda e pasurisë së deklaruar – Shpëtim Kurti – prokuror në Prokurorinë e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda
Shpëtim Kurti,  prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Shpëtim Kurti është njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kurti do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare të vetingut.

Seanca dëgjimore për prokurorin Kurti do të mbahet të orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Trupa gjykuese e KPK-së përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Prokurori Shpëtim Kurti e ka filluar në karrierën në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai më parë ka mbajtur postin e Zv.drejtuesit  të Prokurorisë së Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Shpëtim Kurti nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko këtu për skedën në format PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që prokurori Shpëtim Kurti deklaroi një pasuri prej 1.8 milionë lekë në vitin 2004, ndërsa pasuria e tij familjare në fund të vitit 2017 kap një vlerë prej 21 milionë lekë, duke regjistruar një rritje bruto prej 12 herë. Rritja mesatare vjetore e pasurisë familjare të prokurorit Shpëtim Kurti është 1.48 milionë lekë.

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga likuiditetet cash të deklaruara gjatë viteve, të cilat në vlerë kumulative kapin një shumë prej 9.6 milionë lekë dhe pasuri të paluajtshme në vlerë 8.6 milionë lekë. Gjithashtu prokurori Kurti dhe bashkëshortja Vjona Kurti, zotërojnë lukuiditete bankare me vlerë 1.9 milionë lekë dhe një automjet tip ‘Reno’ me vlerë 837 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 32.4 milionë lekë. Rreth 66 % e këtyre të ardhurave përbëhen nga paga nga funksioni e prokurorit dhe bashkëshortes. Të ardhurat nga shitblerja e pasurive të paluajtshme përbëjnë 24.5 % të pasurisë familjare ose 7.9 milionë lekë. Bashkëshortja e prokurorit ka deklaruar 2 milionë lekë kursime para martese. Ndërkohë që prokurori deklaron dhe 1.1 milionë lekë të ardhura familjare nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 13 vitet e deklarimit rezultoi 12 vite pa probleme dhe 1 vit me probleme.

Gjatë analizës u evidentuan disa “flamuj të kuq”, ku përfshihet mosjustifikimi i pasurisë në vitin 2006 në shumën 124,980 lekë, pa llogaritur këtu dhe shpenzimet vjetore për konsum. Pas martesës në vitin 2007, subjekti ka deklaruar gjendje ‘cash’ të sjella nga bashkëshortja në shumën 2 milionë lekë, pa saktësuar burimin e këtyre të ardhurave.

Ndërkohë në vitin 2017, prokurori Kurti deklaron se gjendja ‘cash’ që disponon me datë 31.12.2017 është 300 mijë lekë, por referuar deklarimeve vjetore gjendja ‘cash’ kumulative në fund të periudhës është 9,663,100 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al