Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Pasho – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Pasho – Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Sokol Pasho i Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën më 14 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo.

Sokol Pasho ka punuar në pozicione drejtuese në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2003-2008 si dhe këshilltar në institucionin e Avokatit të Popullit në vitet 2011-2013. Në vitin 2013, Pasho është rikthyer në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa prej vitit 2016 punon si gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Sokol Pasho nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Sokol Pasho.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Sokol Pasho deklaronte pasuri me vlerë 4.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.1 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 7.6 milionë lekësh, likujditete bankare prej 4.9 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 1.9 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë rreth 594 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 36.4 milionë lekë, nga të cilat 38% burojnë nga paga e subjektit, gati 48% nga të ardhurat e bashkëshortes si dhe 5.2% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimin për blerjen e një apartamenti në vitin 2008.

Subjekti Sokol Pasho ka shkëputje nga deklarimi periodik nga viti 2008 në vitin 2011. Në vitin 2008, subjekti deklaron shtesë apartament banimi në vlerë 30,000 euro, nga të cilat 10,000 euro mbulohen nga kredia bankare dhe 15,000 euro rezultojnë ende të pashlyera.

Pas rikthimit në sistemin e deklarimit në vitin 2011, subjekti nuk rezulton të ketë detyrime të pashlyera përveç kësteve të kredisë bankare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata Pas Largimit nga Detyra

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *