Skeda e pasurisë së deklaruar – Robert Kote – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Robert Kote – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Robert Kote i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën më 14 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Valbona Sanxhaktari.

Robert Kote e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989. Ai punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Robert Kote nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Robert Kote.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Robert Kote zotëronte pasuri me vlerë 4.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 6.8 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2019, ai zotëron një apartament me vlerë 4.4 milionë lekë si dhe pasuri të luajtshme prej 2.4 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.9 milionë lekë, nga të cilat gati 76% kanë si burim pagën e subjektit, 22% pagën e bashkëshortes dhe 1.3 për qind nga shitja e një automjeti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” marrjen e një kredie bankare prej 30 mijë euro në vitin 2017, pa sqaruar qëllimin e marrjes së kësaj kredie.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *