Në vendimin e arsyetuar për gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari, KPK ekspozon probleme të pasurisë dhe një rast të konfliktit të interesit, por edhe një seri vendimesh të denoncuara për shkelje, mes të cilave edhe gjykimin e një të vdekuri.
Tag: Gjykata e Apelit Vlorë
Komsioneri Publik ankimon vendimin për konfirmimin e gjyqtares Iliba Bezati
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vlerëson se konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që vendosi të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë, Iliba Bezati nuk bazohen në një hetim të plotë. Ai i kërkon Kolegjit që të vlerësojë ligjshmërinë e dhurimeve në vlera të konsiderueshme që kanë shërbyer për krijimin e pasurive dhe të […]
KPK vlerësoi të ligjshme “apriori” burimet e pasurive të gjyqtares Iliba Bezati
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi si të paprovuar një raport të DSIK-së kundër gjyqtares Iliba Bezati, ndërsa arsyetoi se ajo nuk mbante përgjegjësi mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhurave të vjehrrës që kishin shërbyer si burim kryesor i pasurisë së saj.
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë, Iliba Bezati
Gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmbysi raportet negative të institucioneve ndihmëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.
KPK përmbys si ‘të pabazuara’ dy raporte negative për gjyqtaren Iliba Bezati
Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Iliba Bezati kishte raporte negative për pasurinë dhe figurën nga dy institucionet ndihmëse të procesit të vetingut, të cilat u rrëzuan në shumicën e tyre si të pabazuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Iliba Bezati –Gjykata e Apelit Vlorë
Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Iliba Bezati do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.




