Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit konstaton pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe ngre dyshime për fshehjen e një automjeti në emër të babait. Gjithashtu kërkohet rivlerësim i thelluar edhe për aspektin profesional, veçanërisht për vendimarrjet si anëtar i KLD.
Tag: Gjykata e Rrethit Tiranë
‘Jemi këtu sepse ILDKPKI nuk e ka bërë punën’; KPK ngre dyshime për fiktivitet dhe mosdeklarime ndaj gjyqtares Rezarta Balliu
Gjyqtarja e Tiranës Rezarta Balliu (Vigani) dëgjoi nga KPK një relatim të ngjashëm me atë të bashkëshortit, ndërsa u vu përpara barrës së provës për kontrata fiktive, mungesë burimesh dhe mosdeklarime në disa vite.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Rezarta Balliu (Vigani) – Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Rezarta Balliu (Vigani) do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare në vitet 2003-2018.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Kreshnik Omari
Komisioni i Pavarur i Kaulifikimit shpalli të martën në mëngjes vendimin për largimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
KPK rrëzoi kërkesën e ONM për shkarkimin e gjyqtarit Gerd Hoxha
Në vendimin e arsyetuar, KPK arsyeton se gjetjet e vëzhgueses ndërkombëtare për cenim të besimit të publikut në vendimarrjen si anëtar i KLD nuk e bëjnë subjektin të papërshtatshëm –por ia transferoi ato Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Trupa u nda në qëndrime për kriterin e pasurisë.
Gjyqtari Kreshnik Omari përballet me probleme për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesa financiare të gjyqtarit të Tiranës, Kreshnik Omari për krijimin e një depozite 135 mijë mijë euro, me burime më së shumti të ardhurat nga puna si shofer kamioni në Itali, si dhe u ngritën dyshime për fshehje të pasurive në emër të prindërve.





