Skeda e pasurisë së deklaruar –Rezarta Balliu (Vigani) – Gjykata e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Rezarta Balliu (Vigani) – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Rezarta Balliu (Vigani) do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare në vitet 2003-2018.Gjyqtarja e Tiranës, Rezarta Balliu (Vigani) do të përballet të mërkurën më 7 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Olsi Komici dhe Suela Zhegu.

Rezarta Balliu (Vigani) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe e ushtron funksionin prej dy dekadash në Gjykatën e Rrethit të Tiranës. Në nëntor 2019, KPK shkarkoi bashkëshortin e saj, Arjan Balliu, ish-gjyqtar në Apelin e Durrësit për problemet me pasurinë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Rezarta Balliu (Vigani) nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Rezarta Balliu (Vigani).

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Rezarta Balliu (Vigani) deklaronte pasuri familjare me vlerë 4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria është rritur me më shumë se 3 herë, duke kapur vlerën e 15.1 milionë lekëve.

Subjekti deklaron pasuri të paluajtshme me vlerë 7.5 milionë lekë, likujditete bankare prej 5.7 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.5 milionë lekë dhe kursime në cash prej 361 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 42 milionë lekë, nga të cilat rreth 35% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni, 26% të ardhurat e familjarëve dhe 9.5% të ardhurat e bashkëshortit nga avokatia. Rreth 14% e të ardhurave kanë si burim shitjen e pasurive të patundshme, ndërsa 8% burojnë nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Rezarta Balliu (Vigani) rezulton me pasuri të pajustifikuar në vitin 2006 në shumën 1,027,440 lekë. Këtë vit deklarohen Bono Thesari me vlerë 2,500,000 lekë, për të cilat subjekti lë të kuptohet se i ka pasur një vit më parë, por që nuk rezultojnë të deklaruara në vitin 2005.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratat nga familjarët si dhe transaksionet me një pasuri të patundshme.

Më konkretisht, në deklarimin e vitit 2003, subjekti ka deklaruar pronësinë e një apartamenti dhe një garazhi me vlerë 28,000 USD, të blerë pjesërisht me kursimet familjare dhe 15,000 USD të dhuruara nga babai.

Në vitin 2007, subjekti deklaron një apartament me sip. 123 m2 në Kryemëdhenj, Kavajë me vlerë 4,500,000 lekë të dhënë nga mamaja si pronare e truallit. Ajo deklaron gjithashtu një kontratë shitje lidhur me këtë apartament, qëllimi i së cilës nuk është i qartë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *